Hyn në fuqi përdorimi me detyrim i maskës në Greqi



Hyn në fuqi përdorimi me detyrim i maskës në Greqi

11:27 24/10/2020

Rritja e numrit të infektimeve në Greqi ka detyruar autoritetet shëndetësore greke që të forcojnë masat me qëllim mbajtjen nën kontroll të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Kështu, duke nga filluar nga dita e sotme, në Greqi është bërë i detyrueshëm përdorimi i maskës në të gjitha ambientet. Ndërsa nga ora 03:00 e mëngjesit deri në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i automjeteve me përjashtim të disa kategorive të përcaktuara nga autoritetet, ku bëjnë pjesë gazetarët, kompanitë private që kanë autorizim, nëpunësit civilë etj.

Megjithatë, përdorimi i detyrueshëm i maskës dhe kufizimi i lëvizjes së automjeteve prej 2 orësh gjatë natës, do të zbatohet vetëm në ato zona të cilat janë përcaktuar Niveli 3 dhe Niveli 4 përsa i përket numrit të lartë të të infektuarve.

Shoferët e makinave që udhëtojnë vetëm nuk janë të detyruar të përdorin maskë. Po kështu, nga ky rregull përjashtohen edhe nxënësit gjatë orarit të fiskulturës. Nëpër restorante dhe lokale, qytetarët mund ta heqin maskën vetëm pasi të jenë ulur në tavolinë.  /tvklan.al




Të ngjashme