Balluku: Rriten me 29%, do aplikohet edhe vjetërsia
Për punonjësit e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike nuk do të pritet buxheti i vitit të ardhshëm për t’ju rritur pagat. Nga 1 Nëntori një elektricist do të marrë një page të rritur me 29%, ndërsa për çdo dekadë pune në këtë sektor do të aplikohet dhe një përqindje për vjetërsi në punë.
“Paga e elektricistit që deri më sot ka qenë rreth 50 mijë Lekë shkon në 70 mijë lekë. 0.6% është llogaritja e vjetërsisë së punës për 10 vitet e para, 0.8% deri në vitin e 20 dhe 1% deri në vitet e treta në punë”, tha Balluku.
Ministrja e Energjetikes e lidh vendimin për rritjen e pagës me performacën e mirë të gjithë sektorit, që gjatë këtij viti sipas saj ka pasur rritje të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve në rrjete.
“Muaji Tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave. E kemi gjetur me 45% humbje dhe sot që flasim kemi arritur që gjatë kësaj vere të shkojmë diku tek 18 pikë ca përqind”, tha ajo.
Brenda sistemit Balluku lajmëron se janë 309 vende vakante në pozicione të ndryshme, dhe rritja e pagave sipas saj duhet të jetë një motiv më shumë për t’ju bashkuar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Energjisë Elektrike.
Tv Klan