90% më pak janë kostot e roaming-ut për qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë në Shqipëri dhe anasjelltas. Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për heqjen graduale të tarifave të romingut ka filluar më 15 Qershor.

Deri në vitin 2021 parashihet heqja e tërësishme e roaming-ut ndërmjet këtyre dy vendeve. Marrëveshja ishte nënshkruar në Pejë në mbledhjen e dy qeverive në fund të vitit të kaluar.

Gjithashtu ekziston edhe një marrëveshje paralele e nënshkruar muaj më parë në Beograd ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për heqjen graduale të tarifave të roaming-ut, e cila do të nis së zbatuari në Korrik të këtij viti.

Tv Klan