Një djalë 21-vjeçar ka fituar 1 million paund në një lotari dhe ka në plan të blejë një Aston Martin si makinën e tij të parë, sapo të marrë patentën.

Alex Best, nga Newton Aycliffe në Qarkun e Durhamit, zgjodhi biletën prej shtatë figurave në lotarinë e quajtur Lucky Dip.

Pasi hyri në dyqan për të blerë një qese të vogël me karamele, Best vendosi të blinte vetëm një biletë Lucky Dip disa orë para se lotaria të mbyllej.

Ai tha për

Daily Mail

:

“Është thjesht e pabesueshme. Unë hyra në dyqan për të blerë karamele dhe mendova të provoj fatin me një biletë, nuk e kisha menduar kurrë se do fitoja”.

I riu tani ka në plan të lerë punën për të ndjekur një karrierë në muzikë. Dhe po mendon gjithashtu të blejë një makinë super të shtrenjtë, si dhuratë për veten./tvklan.al