Autoritetet policore në qytetin e Sarandës sekuestruan një sasi prej 106 890 eurosh dhe 102 dollarë, para të cilat iu gjetën një 70-vjeçari francez, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë për mosdeklarim të parave.

Kapja e tij erdhi pas shkëmbimit të informacionit me policinë kufitare të Rinasit, ku 70-vjeçari kishte kaluar pa deklaruar paratë. Policia e Sarandës e shoqëroi francezin me iniciale R. Ch. dhe gjatë kontrollit gjeti edhe shumën e parave.

Në njoftimin për mediat, policia thotë gjithashtu se 70-vjeçari u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti vijon./tvklan.al