Hyrja e “mallkuar” e pallatit, ku aksidentet janë të zakonshme

Hyrja e “mallkuar” e pallatit, ku aksidentet janë të zakonshme

20:18 25/07/2018

Vendi që shihni në këtë foto ndodhet tek rruga e Elbasanit në kryeqytet. Bëhet fjalë për hyrjen e një pallati, që siç rrëfejnë vetë banorët e tij është burim aksidentesh.

Një qytetare rrëfen për

tvklan.al

se pikërisht në këtë vend, herë pas here makinat përplasen me katin e parë të pallatit. Problemi, sipas qytetarëve do të zgjidhej lehtësisht me vendosjen e disa bordurave mbrojtëse.

Por duket se problematika e ngritur nga banorët deri më tani ka rënë në vesh të shurdhër. Qytetarët shprehen të shqetësuar se këto aksidente venë në rrezik jetën e kalimtarëve dhe vetë banorëve të pallatit.

"Të paktën çdo 2 muaj futet ndonjë makinë në dyqanin e katit të parë. Është bërë tmerr të kalosh aty, pasi makinat humbin kontrollin dhe përfundojnë brenda pallatit"

, rrëfen qytetarja për

tvklan.al

.

Kjo e fundit ka përcjellë edhe disa foto nga aksidentet e ndodhura pikërisht në këtë vend, ndërsa tregon se i fundit ndodhi gjatë fundjavës.

[gallery link="none" columns="1" size="full" gss="1" ids="405679,405676,405678,405674,405677,405681,405673,405682,405675"]

/tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI