LVV dhe LDK u duhet një tjetër partner në koalicion

Vendimi i Gjykatës Supreme që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia i ka hapur mundësinë koalicionit Nisma AKR të hyjë në Kuvend.

Kjo mund të hedhë poshtë të gjitha negociatat LDK-LVV për një koalicion qeveritar. Këto dy parti në bazë të rezultateve përfundimtare kishin 61 deputetë, pa përfshirë minoritetet, por pas hyrjes së Nismës në Kuvend u mbeten vetëm 57.

Për këtë arsye analisti Zekiria Shabani thotë se tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe një parti e tretë duhet të përshihet në këtë bashkëqeverisje.

Ai përjashton mundësinë që koalicioni të bëhet me komunitetet e tjera joserbe, meqë sipas tij menjëherë janë rritur apetitet e tyre për të kërkuar hise më të madhe në qeveri.

Për këtë situatë, nuk kemi asnjë fjalë nga partitë që pritet të formojnë qeverinë.

Ndërsa LDK-LVV pritet të vazhdojnë bisedimet menjeherë pas certifikimit të zgjedhjeve, ku do të dihet edhe rezultati i saktë i zgjedhjeve.

Por teksa në QNR po rinumërohen më shumë se gjysma e votave, koalicioni Nisma AKR po akuzon Vetevëvendosjen se po kërcënon dhe shantazhon komisionerët e tyre.

Tv Klan