Eneda Tarifa ishte fituesja e edicionit të 21 të festivalit të muzikës së lehtë Kënga Magjike.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tv Klan, “A do ma zgjasës dorën”, hapi siparin e natës së parë gjysmëfinale. Kënga u përcoll plot emocion nga konkurrentët e Këngës Magjike.

Në krah të Ardit Gjebresë këtë edicionin të 22-të të këtij festivali, do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj e cila do të rezervojë mjaft surpriza.

Në skenën magjike do të performojnë në natën e parë 15 këngëtarë Big edhe 8 këngëtarë të kategorisë New artist./tvklan.al