Të hysh në Tiranë kërkon durim dhe nerva të forta. Prezenca e shtuar e punonjësve të Policisë Rrugore e ka lehtësuar disi lëvizjen e mjeteve në rrethrotullimin e doganës, por hyrja në kryeqytet bllokohet herë pas here.

Edhe këtë të hënë segmenti nga Qafa e Kasharit deri te rrethrrotullimi i Shqiponjës ka patur një trafik të rënduar.

“Situatë e rënduar, shikoje vetë”.

“Ka trafik, po nuk kemi ça të  bëjmë”.

“Të dielën ishte tmerr”.

Një ditë më parë ishte kjo situatë. Ka edhe nga ata qyetarë që jane të pa informuar për punimet.

“Nuk kemi dijeni për punimet”.

Punimet për ndërtimin e Unazës së Re kanë fillluar me prishjen e monumentit të Shqiponjës, ndërsa në vend të saj parashikohet të ndërtohet një mbikalim.

Tv Klan