Meryem Uzerli, aktorja e famshme turke e njohur edhe në vendin tonë nga roli i sulltaneshës “Hyrrem” në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” do të rikthehet shumë shpejt në ekran me një projekt të ri.

Kohët e fundit aktorja ka qenë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Moskë, ku për mediat ruse është shprehur se do të pranonte me kënaqësi të luante një rol në filmat rus, nëse do të kishte ndonjë ofertë.

Fansat e aktores nuk do të presin gjatë për të parë Uzerli, sepse xhirimet për projektin e ri në platformën dixhitale turke “Exxen” pritet të nisin në fund të muajit Gusht. /tvklan.al