Mbrojtja do të ketë detyrën më të vështirë në takimin e së premtes me Italinë në Palermo. Mungesat i krijojnë probleme De Biasit për të ndërtuar formacionin dhe një zgjidhje mund te jete tërheqja e Burim Kukelit në qendër të mbrojtjes.  

Burim Kukeli (Futbollist i Kombëtares): Është një pozicion që mund të luaj se e kam treguar edhe me Zvicrën në Europian dhe ndaj Izraelit, por vendos trajneri.

Elseid Hysaj është një futbollit i rritur në Itali. Ai luan përballë sulmuesve të kësaj përfaqësuese në Serie A dhe e di që nuk do të jetë e lehtë.

Elesid Hysaj (Futbollist i Kombëtares): Loja do të jetë e vështirë, por do të përpiqemi. Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje.

Lojtarët e Kombëtares shpresojnë te një mbështetje sa më e madhe nga tifozët. Sipas të dhënave të federatës Italiane për ndeshjen e së premtes janë shitur më shumë se gjysma e biletave. Në sektorin e parashikuar për shqiptarët e kalojnë 1200, por sipas “Gazzetta dello Sport”pritet që në stadiumin e Palermos të jenë të paktën 5 mijë mbështetës të kuqezinjve.

Tv Klan