Menaxheri i tij Giuffredi takohet me drejtorin Giuntoli

Elseid Hysaj dhe Napoli po diskutojnë për të ardhmen. Gazeta “Tuttosport” shkruan se menaxheri i tij Mario Giuffredi takoi drejtorin sportiv të napolitanëve, Cristiano Giuntoli për të diskutuar për rinovimin e marrëveshjes që përfundon në 30 Qershor të 2021.

Duket se është gjetur një vijë e mesme mes ofertës së klubit që është 2.2 milionë euro në sezon dhe kërkesës së mbrojtësit shkodran 2.8 milionë. Pasi Hysaj të rinovojë napolitanët do të huazojnë francezin Kevin Malcuit.

Elseid Hysaj u afrua te Napoli në vitin 2015 që e transferoi nga Empoli për 5 milionë euro. Sezonin e fundit Hysaj u aktivizua në 20 takime të Serie A, duke shënuar 1 gol dhe dhënë 2 asiste. Ai fitoi Kupën e Italisë me Napoli këtë vit.

Tv Klan