Mediat italiane shkruajnë për një kontratë 4-vjeçare
Elseid Hysaj është shumë pranë bashkimit me Maurizio Sarri, trajneri i tij te Empoli dhe Napoli. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar ka arritur akordin me Lazio për t’u transferuar me parametër zero.
Më 30 Qershor i përfundon marrëveshja me napoletanët dhe asgjë nuk e pengon të kalojë te skuadra kryeqytetase.
Hysaj pritet të firmosë për 4 vite me Lazio që pak ditë më parë zyrtarizoi trajnerin e ri, Maurizio Sarri.
Sipas mediave në Itali, përfitimi i Elseid Hysajt do të jetë i përafërt me atë që merr te Napoli, rreth 1.6 milionë Euro në sezon.
Hysaj është një lojtar me përvojë në Serie A pasi luan prej viti 2014.
Tv Klan