Mbrojtësi shqiptar do t’i bashkohet Strakoshës të Lazio

Elseid Hysaj bëri këtë të enjte kontrollet mjekësore në klinikën ku shkojnë lojtarët e Lazio-s. Mbrojtësi shqiptar pritet t’i bashkohet këtij ekipi prej sezonit 2021-2022. Aty do të gjejë Tomas Strakoshën.

Kontrata do të jetë 4-vjeçare sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ndërsa Lazio nuk do të paguajë asgjë për kartonin, pasi marrëveshja e Elseid Hysajt me Napolin ka përfunduar.

Tv Klan