Djemtë e kombëtares janë sonte përpara ndeshjes me Ishujt Faroe dhe ethet kanë filluar. Teksa pritet të shohim sërish performancën e tyre në fushën e blertë, programi “Rudina” në Tv Klan ka përgatitur disa skeda për të njohur më mirë lojtarët.

Gazetarja Enkeleda Zeko vijon me kapitenin Hysaj i cili është edhe ndër emrat më të lakuar në media, e më tej me Mitajn e Asllanin.

Enkeleda Zeko: Hysaj është natyrisht lojtari më i fokusuar nga mediat dhe lojtari i Napolit që ka qenë në të kaluarën dhe aktualisht lojtari i Lacios. Ka qenë në qendër të vëmendjes, një shtyllë e jashtëzakonshme, kapiten i skuadrës tonë përfaqësuese. Është nga lojtarët më të rëndësishëm. Ka vënë disa herë pikëpyetje në kohën që drejtonte komëbtaren Edi Reja, por sot Hysaj ka ndryshuar tërësisht dhe është siguri e shtuar.

Mario Mitaj është bast i fituar i trajnerit Sylvinho. Mitaj është thirrur në kombëtare me ardhjen e trajnerit Sylvinho. Ka patur shumë diskutime, shumë dyshime për të por ai i ka fituar të gjitha pozitivsht në adresë të tij duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e eleminatoreve gjatë kësaj periudhe por edhe dhe duke shkëlqyer, gjë që natyrisht i dha edhe hovin cilësor Sylvinho-s në zgjedhjet që bëri.

Asllani luan te skuadra e Interit. Kristjan është fantastik, është lojtar i nivelit të lartë, është lojtar që është kërkuar nga ekipe shumë prestigjioze. Natyrisht është një ndër emrat që kundërshtarët i tremben kur e shikojnë në fushën e loojës kështu që është shumë i rëndësishëm./tvklan.al