Mertens shkruan historinë dhe Napoli i shqiptarit, Elseid Hysaj është në finalen e Kupës së Italisë. Napoletanët e teknikut Gennaro Gattuso morën një barazim me vlerë kualifikimi në shtëpi ndaj Interit 1-1, duke qënë ata skuadra anti-Juventus në rrugën për trofeun e dytë më të rëndësishëm në

Takimi nisi mirë për zikaltërit që vetëm pas 3 minutash lojë e gjetën veten në avantazh të një goli. Christian Eriksen shpiku një goditje fantastike nga këndi, për të befasuar Ospinën që u tregua i pavëmendshëm dhe për të vënë baraspeshën totale të takimit.

Gjithçka e barabartë që në fillim, ndërsa loja u bë mjaft interesante, me Interin që kishte kontrollin e topit dhe krijoi disa mundësi shënimi, por për meritë të Ospinës, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Pikërisht në një rast kërcënimi nga ana e Interit, portieri kolumbian zotëroi topin dhe nisi menjëherë Insignen në gjysmëfushën zikaltër, ndërsa ky i fundit u fut në zonë dhe shërbeu për Mertens, me belgun që mposhti Handanovic dhe mbylli llogaritë e gjithë takimit, 1-1.

Ky ishte goli i 122 për belgun me fanellën e Napolit, duke u bërë kështu lojtari që shënon më shumë me të kaltërit, pasi parakaloi Marek Hamsik me 121 gola dhe legjendën Maradona me 115 gola.

Realizim që merr akoma dhe më shumë vlerë pasi kualifikon Napolin për në finalen e 17 Qershorit, aty ku e pret Juventusi i Mauricio Sarrit.

Klan Plus