Hysaj në planet e Chelsea

Hysaj në planet e Chelsea

16:28 23/09/2019

Lampard kërkon ta afrojë në verë

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard po mendon për përfocimet për merkaton e verës dhe një nga emrat në listë është Elseid Hysaj. Këtë shkruan gazeta britanike “Express”.

25-vjeçari shikohet si një afrim cilësor për krahun e djathtë të mbrojtjes së skuadrës londineze. Elseid Hysaj nuk po preferohet nga trajneri Carlo Ancelotti te Napoli, pasi këtë sezon është aktivizuar vetëm pak minuta në takimin e javës së parë në Serie A me Fiorentina. Vendin e titullarit Hysaj e humbi prej sezonit të kaluar.

Për mbrojtësin shqiptar kanë shfaqur interes edhe m ë parë skuadra të ndryshme në Europë, por ai ka qëndruar te napolitanët, ku afrua verën e vitit 2015. Kontrata e tij me Napoli është e vlefshme deri në Qershor të 2021.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi