Hysaj pritet të qëndrojë te Napoli



Hysaj pritet të qëndrojë te Napoli

07:00 20/06/2020

Sipas menaxherit të tij është një dëshirë e trajnerit Gattuso

Elseid Hysaj pritet të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Napoli. Menaxheri i tij tha për mediat italiane se trajneri Gatuzo e vlerëson si futbollist dhe se dëshiron që të qëndrojë ende në ekip.

Largimi i Hysajt nga napolitanët është përmendur vazhdimisht, por suksesi në Kupën e Italisë duket se po ndryshon planet. Elseid Hysaj mbërriti te Napoli në verën e 2015, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 Qershor të 2021.

Tv Klan






Të ngjashme