Realizon ndeshjen e 189 në këtë kampionat

Elseid Hysaj shënoi golin e parë në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shënoi vetëm pas 8 minutash lojë në fitoren 2 – 0 të Napoli ndaj Sassuolos. Një realizim thuajse në hyrje të zonës i pakapshëm për portierin.

“Jam shumë i lumtur këtë gol të parë, mbi të gjitha që e shënova me këtë fanellë që bëhet më i bukur. Këtë gol ia kushtoj bashkëshortes, djalit, familjes dhe shpresoj që në të ardhmen të ketë të tjerë”.

Elseid Hysaj ishte më i miri në fushë, pasi iu afrua një goli të dytë dhe ndihmoi shokët e skuadarës të rrezikonin. Kjo ishte ndeshja e 189 për Hysajn në Serie A. 26-vjeçari pranoi se do të flasë me klubin në fund të sezonit për të ardhmen e tij.

Në këtë sfidë Sassuolos iu anuluan 4 gola me sistemin VAR. Interi u rikthye i dyti pas fitores 3 – 0 në fushën e Genoas. Lukaku spikati me 2 gola të realizuar. Po të shtunën Parma mundi 2 – 1 Breshian.

Tv Klan