Nuk ka ende ofertë rinovimi nga Napoli

Elseid Hysaj mund të shkojë tek Roma me parametra zero. E bën të ditur e përditshmja italiane Corriere Dello Sport.  Skuadra kryeqytetase po planifikon një goditje të dyfishtë për Hysajn dhe Milik.

Prej kohësh është folur që menaxheri i Hysaj Mario Giufredi ka qenë në kontakte me drejtuesit e Romës dhe mes palëve ka patur një dakordësi në vija të përgjithshme. Lajmi u risoll edhe një herë nga mediat italiane pasi duket se mes kapitenit të kombëtares shqiptare dhe Napolit nuk do të ketë një vazhdimësi.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe nëse Hysajt nuk i ofrohet rinovimi në merkaton e Janarit. Më shumë mundësi shqiptari do të kërkojë një tjetër fanellë. Roma është destinacioni më i mundshëm edhe për faktin se Giufredi është menaxher i Veretout tek Roma dhe bisedimet më këtë klub janë më lehtë të realizueshme.

Nëse Hysaj shkon te verdhekuqtë, atëherë do të bëheshin dy shqiptarë kuqezinj në këtë klub, bashkë me shkodranin tjetër, Marash Kumbulla.

Tv Klan