Kompania e prodhimit të automjeteve në Korenë e Jugut, Hyundai, ka pezulluar punën. Shkak për pezullimin e punës në ditët e ardhshme është mungesa e çipave.

Reuters bën me dije se pezullimi i prodhimit të automjeteve do të bëhet ne fabrikën Asan. Një zyrtar i kompanisë ka thënë se pezullimi do të zgjasë pak ditë, pasi pritet furnizimi me çipa.

Çipat për makinat Hyundai përdoren për pjesët e njësisë së kontrolli të fuqisë, por dhe për sistemet e tjera të automjetit që janë të automatizuara.

Fabrika e Asan prodhon rreth 300,000 automjete çdo vit, por vitin e fundit prodhimi është ulur për shkak dhe të pandemisë.

Kriza e çipave ka përfshirë dhe kompani të tjera të prodhimit të automjeteve të cilat kanë ndalur punën dhe kanë deklaruar se kjo është një situatë shqetësuese./tvklan.al