Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar i cili qarkullonte i armatosur. Në pranga ka rënë Ibrahim Gjidiaj, i dënuar më parë për vjedhje.

Forcat e Komisariatit Nr.5 organizuan punën për arrestimin e tij pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së 22-vjeçarit, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. /tvklan.al