Albert Zaja, autori i dyshuar për ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit u njoh këtë të mërkurë me masën e sigurisë arrest me burg, në gjykatën e Fierit.

Kjo masë ishte vendosur në mungesë ndaj 37-vjeçarit. Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, nën monitorimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 Shkurtit në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij.

Sipas policisë, janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur  në kërkim.

Albert Zaja, u arrestua të dielën në Fushë-Krujë, ndërkohë që kishte edhe pistoletë me vetë, e cila i është sekuestruar nga policia.

Sipas policisë 37-vjeçari kur ka parë se është rrethuar nga RENEA ka tentuar të fshehë në baltë armën dhe ka tentuar të largohet.

Klan News