“I arrestuari për vrasjen e vëllezërve të mi na ka ardhur në shtëpi për ngushëllim”



“I arrestuari për vrasjen e vëllezërve të mi na ka ardhur në shtëpi për ngushëllim”

21:40 18/01/2021

Altin Ndoci është njëri prej personave të akuzuar dhe arrestuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj në Durrës më 27 Prill 2020. Emri i tij ka dalë për dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, një nga autorët e kësaj ngjarje.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka intervistuar nënën dhe motrën e dy vëllezërve të vrarë, nëse e njohin Altin Ndocin dhe Klevis Allën.

Motra dhe nëna shprehen se Ndocin e kanë parë të shkonte në banesën e tyre për ngushëllim pas vrasjes së vëllezërve.

Spartak Koka: Pak kohë pas vrasjes së të afërmve tuaj, policia deklaroi se kishte zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Kishim një person të penduar. Bëhet fjalë për shtetasin Klevis Alla, i cili ka rrëfyer të gjithë dinamikën se si ju bë pritë Viktorit dhe Besmirit. E keni parë ndonjëherë?

Motra: Jo, nuk e kemi parë asnjëherë.

Spartak Koka: Në 9 muaj e mbrapa, keni marrë informacion a e njihnin vëllezërit tuaj këtë person?

Motra: Jo, nuk kemi marrë asnjë lloj informacioni.

Spartak Koka: Ky shtetas ka rrëfyer se vrasja është kryer në bashkëpunim me një person tjetër, bëhet fjalë për shtetasin Altin Ndoci. E njihni këtë person? E njihnin vëllezërit tuaj?

Motra: Se sa e kanë njohur vëllezërit, ne nuk mund të japim një informacion të tillë se ata kanë pasur shumë shokë dhe të gjithë shokët nuk i prezantonin në familje. Por di të them që personi ka qenë për të tretat, se në varrim nuk e di se dhimbje ishte aq e madhe dhe ishim të shokuar nuk shihnim dot se kush ka ardhur. Por për të tretat e di që ka qenë për ngushëllim në familjen tonë.

Nëna: E kam parë te puna poshtë, si shok.    /tvklan.al






Të ngjashme