Roland Milo, i arrestuar një ditë më parë në Vaqarr të Tiranës, ka pranuar në polici vrasjen e shokut të tij, Sokol Rama. Policia e kishte shpallur në kërkim pasi dyshonte pikërisht se ishte autor i vrasjes së Sokol Ramës, bazuar edhe në provat e mbledhura në vendngjarje.

Sokol Rama nga Tepelena u gjet i vrarë dy ditë më parë në malet e Këlcyrës. Ai ishte ekzekutuar dhe ishte hedhur në humnerë me makinë. Viktima ishte raportuar i zhdukur më 6 Shkurt pasi prindërit e tij kishin bërë denoncim në polici.

Dyshohet se autori dhe viktima kishin trafikuar më parë një sasi kanabisi në Greqi dhe mendohet se mes tyre ka patur konflikt.

/tvklan.al