Ndonjëherë të jesh xheloz për njeriun që do dhe ta tregosh në forma komike, është vërtetë e këndshme.

Pedro ka menduar një dhuratë shumë të çuditshme për të fejuarën e tij, e cila i preferon shumë kostumet e plazhit.

Në profilin e Instagramit, australiania Patty ka postuar disa foto teksa shfaqet e veshur me kostumin e banjës që mban të stampuar fytyrën e të fejuarit të saj.

Me këtë dhuratë ai ka menduar që jo vetëm të gëzojë Patty-n, por njëkohësisht të sigurohet që askush nuk do të flirtojë me të…

“Nëse ti e vesh këtë në plazh, askush nuk do të të ngacmojë”, është shprehur ai. /Tvklan.al