I bën të gjithë të qeshin në Tik Tok, po në jetën reale si është Gledis Gegaj?


I bën të gjithë të qeshin në Tik Tok, po në jetën reale si është Gledis Gegaj?

20:05 26/11/2021

Gjatë karantinës të gjithë gjetëm mënyra të ndryshme kreative për të kaluar kohën. Shumë persona e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të krijuar një karrierë të suksesshme.

Njëri prej tyre që ka spikatur mjaft në rrjetet sociale, sidomos në Tik Tok, është Gledis Gegaj. Kushdo që e ka aplikacionin të shkarkuar në celular, qoftë dhe një herë të vetme Gledis u ka dalë para ekranit të vogël.

Ai është një kuzhinier mjaft i aftë që kombinon ushqimin me humorin. Por si e bën këtë? Ai e ka treguar më shumë detaje në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Rudina Magjistari: Po kjo pjesa e të bërit humor si të vjen? E mendon përpara? A je në jetën tënde të përditshme kështu?

Gledis Gegaj: Po jam kështu gjithmonë. Kam pasur fjalë edhe të çuditshme për mënyrën e komunikimit. Thashë ta lidh me diçka edhe më të bukur më interesante sesa nga ato që shohim sot në rrjetet sociale. Doja të bëja diçka ndryshe që njerëzit të kuptojnë. Disa më thonë “nuk di asgjë si gatuan ti, vetëm e ndjek për ato që thua”.

Rudina Magjistari: E veçanta është pikërisht kjo kur ti e shoqëron dhe me doza humori patjetër që të dallon nga të tjerët. Vura re që i lexon videot nga sipër, pse ke zgjedhur këtë mënyrë?

Gledis Gegaj: Po është më mirë, ti i bën para videot dhe mbrapa mund të mendosh ç’a mund të thuash. Disa gjëra më vijnë edhe pas kur modifikoj videon. Se unë i bëj videot 1 minutëshe edhe aq më lejon.

Rudina Magjistari: Përsa i përket kuzhinës tradicionale shqiptare, i ke përfshirë në menutë e tua? Në recetat që ti shfaq edhe në mediat sociale apo dhe në restoranin ku ti punon?

Gledis Gegaj: Jo vetëm në rrjetet sociale i kam përdorur. Atje jo sepse atje përdorim vetëm peshkun, atje kanë menunë e vetë edhe nuk kam ndërhyrë asnjëherë./tvklan.al








Të ngjashme