Mustafa Lici doli para gazetarëve këtë të martë, pak orë pasi policia shpalli zyrtarisht në kërkim djalin e tij Ibrahim Lici, për vrasjen e Endri Mustafa. Duke e mohuar me bindje autorësinë e të birit në këtë krim, Lici hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj policisë së Shkodrës, ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë për këtë ngjarje, tha se ata punojnë për Bilalët e Bajrat. Dhe gishtin për vrasjen e 32-vjeçarit e drejton nga këto familje.

“Jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve, kriminelëve ordinerë. U dha një lajm mbrëmë dhe u shpall në kërkim Ibrahim Lici, për vrasjen e një komshiu tonë këtu. Bashkëpunëtori i krimit, i cili kreu krimin, është një fëmijë i mitur me grupin e Ismer Bilalit dhe të Bajrave. Punon pastruese i bajgave të kuajve të Esmer Bilalit, prej 3 vjetësh. I mituri ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur kam kryer një krim me Ibrahim Licin. Por Ibrahim Lici dhe familja jonë është shumë familje që qëndrojnë e mbrojtur nga këta kriminelë duke jetuar nën kamera, kudo që rrimë kudo që hamë, kudo që pimë. Ky është një blof i përgatitur nga policia, për të cilin mendojnë se do ta realizojnë, duke i dhënë prioritet një fëmijë, duke gënjyer një fëmijë dhe duke i thënë që ti do të kesh mbrojtjen tonë dhe do të ikësh jashtë dhe merr edhe këto pare. Por është një blof i radhës i cili do të dështojë. Po ky drejtor policie, më datë 17 të muajit të kaluar, i ka hequr personin në kërkim, sepse kishte 2 vjet që e mbante në kërkim policor. Tani e shpalli përsëri në kërkim, me këto metoda. Ky është i njëjti krim që është përdorur në Livadhe vitet e kaluara ndaj familjes Ferracaku. Dhe aty ka folur po ky i biri, ka qenë Ibrahim Lici, duke vrarë duke bërë. Por fati dhe mbrojtja jonë janë vetëm kamerat, dëshmitë e shoqërinë së tyre në prani të kamerave. Ky blof është thjeshtë mediatik dhe nuk do të ketë asnjë flluskë uji mbi të më tepër. Këto shërbëtorët të cilët i marrin dhe i përdorin, janë që të dy këta djem të rinj që punojnë pastrues bajgash tek Emser Bilali dhe tek Bajrat. Punojnë, merren me kuaj dhe jetojnë nën praninë e tyre”.

Sipas Licit, ndaj djalit të tij 28-vjeçar po luhet një blof me qëllim ta fusin në burg, sepse e kanë frikë.

Familja e tyre e di shumë mirë, se kush ia ka vrarë djalin dhe kush ia ka nxjerr me dy telefonata. Ky vetë personalisht, se ka pasur telefonatat e Endrit. Kanë vrarë një jetim… kanë pasur telefonatat e Endrit dhe e kanë nxjerrë atyre që ia kanë kërkuar për të manipuluar këtë gjë. Krimi ka ardhur dhe është sofistikuar në atë mënyrë, sa jetojmë në epokën e horrave, vagabondëve, të krimit të madh që marrin mbështetje edhe nga policia. Këtë mbështetje e kanë nga policia, sepse mos ta kenë, ta dini mirë se nuk arrijnë deri aty. Por ky blof i tyre, ne kemi armët tona shumë të fuqishme para drejtësisë. Kemi vendqëndrimin ku pimë kafe, ku hamë dhe ku jetojmë në çdo orar, se kështu na ka detyruar jeta. Të mos e merrni absolutisht për bazë, këtë shpifje të radhës që përgatitën këtë radhë. Fluskat e sapunit do të bien shumë shpejt siç ranë pasi ia hoqën personin në kërkim, që i mbingarkuan disa vrasje, kjo ishte vrasja e radhës dhe këto kriminelë janë shumë frikacakë, vrasin një njeri për të futur një që e kanë frikë në burg. Vrasin dy, për të futur një njeri që e kanë frikë. Sepse nuk kanë mundësi të tjera. Sepse janë edhe shumë frikacakë. Këto kriminelë rrjedhin, për t’u habitur, që janë bashkuar të gjithë bashkë kanë një trashëgimi që gjyshet dhe katragjyshet i kanë pasur prostituta, të gjitha këto familje dhe i bashkon prostitucioni.  Janë miqësi njëri me tjetrin, t’i shihni trashëgiminë me gjyshe e katragjyshe prostituta. Sepse ne e njohim sepse kemi 160 vjet në këtë qytete dhe i bashkon ky mikrob të gjitha fenomenet”.

Mustafa Lici tha më tej se i kishte takuar familjarët e viktimës dhe ata i kishin thënë se e dinin kush ua kishte vrarë të birin.

“Unë isha tek familja e tyre për t’u pjek, u përqafova me dajat, me të ëmën, me xhaxhallarët, sepse ky ka qenë jetim, është rritur me nënë të vetme. E dimë më tha, kush na vrau dhe kush na e vëri këtë poshtërsi. Jemi të gatshëm me deklaruar, dhe janë në polici… Dhe me deklaruar para mediave ia tregojmë edhe çfarë marrëdhënie kemi me familjen Lici (më thanë). Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë këta. Pra këta nuk e kanë problem krimin me sakrifikuar një njeri, me fut një fëmijë me thënë jam bashkëpunëtor për me dënuar një që e kanë frikë. Vetëm nga frika e vdekjes së tyre. Vetëm për këtë bëhen krimet në këtë qytet, sepse i tremben dikujt.

Kjo nuk është hera e parë që Mustafa Lici del para mediave në mbrojtje të familjes së tij, ashtu sikurse nuk është hera e parë që djali i tij Ibrahim Lici akuzohet për vrasje e shpallet në kërkim.

Këtë herë 28-vjeçari akuzohet si autor i vrasjes së 32-vjeçarin Endri Mustafa, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së hënës në zonën e Livadheve. Për ngjarjen u arrestuan edhe dy persona të tjerë, mes tyre një 15-vjeçar. Ibrahim Lici rezultonte në kërkim edhe për vrasjen e vëllezërve Bilali, ngjarje e ndodhur në 2019-n. Por duket se ky kërkim policor, të paktën sipas asaj që tha më lart babai i tij, u hoq një muaj më parë./tvklan.al