Në emisionin “Stop” u trajtua këtë të martë rasti i një qytetari i cili edhe pse nuk ka marrë një kredi është i detyruar që të paguajë 85 milionë Lekë për një borxh që nuk e ka marrë.

Për problemin e kredisë së qytetarit Ligor Begaj, gazetarja e “Stop” iu drejtua Agjencisë së Trajtimit të Kredive dhe aty thonë, se ekziston vetëm një vendim i miratimit të kredisë. Kontrata, sipas këtij institucioni, është djegur.

Gazetarja: Një kontratë, që ti si Bankë dhe unë si qytetar, kam firmosur, nuk ka…nga ju.

Punonjësi: Kërkesa!

Gazetarja: A ka një kontratë?

Punonjësi: Është kërkesa! Është dhe procesverbali i transferimit, që përbën titull ekzekutiv me ligjin e kohës.

Gazetarja: Po mirë, në qoftë se ju keni proces-verbalin, pse nuk keni kontratën? A nuk kanë qenë në një dosje?

Punonjësi: Këto janë kredi të transferuara nga ish-banka të nivelit të dytë, jo thjesht për Ligorin, por ka shumë…

Gazetarja: Edhe që ekzistojnë procesverbalet, por nuk ekzistojnë kontratat?

Punonjësi: Në ‘97-ën, çfarë ka ndodhur? Të më thonë, pse nuk ia ke kërkuar ti këtij? Ç’punë ke ti? Pse s’ia ke kërkuar? Këtyre 10 ua kërkon ti…

Gazetarja: S’ka një mandat, që kanë kaluar lekët.

Punonjësi: Shprehesh gabim.

Gazetarja: Nuk shprehem gabim. Në momentin, që do kishte…

Punonjësi: Ka bërë kërkesën…Si?

Gazetarja: Kam bërë unë kërkesën, por në momentin, që unë nuk e përfundoj, do të thotë, që më pas të më vijë një detyrim kaq? Sepse ndodhi, që u dogjën dokumentet etj., etj.? Do të thotë, që e kam? Sepse pa u finalizuar një veprim…

Punonjësi: Bleva makinën unë në Berat, mora makinën. Nënshkrova kontratën, më tha ai s’ka asnjë problem. Doli me problem. I thashë do vëmë në gjyq, apo do e marrësh?

Gazetarja: Është tjetër gjë. Ti ke bërë një kontratë.

Punonjësi: Si është tjetër gjë?

Gazetarja: Ti ke bërë kontratë. Ti nuk e ke kontratën e Ligorit.

Punonjësi: Ai nuk ka reaguar, kur e ka thirrur gjykata. Në atë kohë nuk kemi qenë as unë as ti.

Gazetarja: Po aludojmë me dokumentet, që janë aktualisht.

Eksperti Panajot Soko shpjegon, se ka shumë procedura, që bëhen përpara marrjes së një kredie, në mënyrë që banka të sigurohet për shlyerjen e saj. Por ajo, që e vërteton ekzekutimin e kredisë, është mandati i kalimit të lekëve edhe kontrata.

“Ka një moment që është momenti Zeroi marrjes së kredisë. Edhe titulli i Kodiku përcakton si moment kur njihet, lind e gjithë procesi i huadhënies, detyrimet që përmbarten me të për këtë situatë në momentin kur kalojnë lekë. Unë dhe ti kemi marrëdhënie financiare kur të jap disa lekë dhe kam prova për këtë gjë. Nëse nuk kam prova për kalimin e kalasë kjo nuk vlen. Bankat marrin përsipër që të japin para me kredi dhe banka për t’u siguruar krijon një mjedis për sigurimin e vetes së vet, të vë të nënshkruash letra që të ndjehet e sigurt që nuk do i humbasë këto para. Kontratat që shkruan nuk kanë asnjë fuqi nëse nuk është kryer momenti i dhënies së parasë, janë letra që dështuan në tentativë. Këto letra tregojnë procesin e tentativës për ta ekzekutuar, por nuk ka provë që ka një ekzekutim të kryerjes së pagesës. Nëse nuk ka provë për ekzekutimin e pagesës atëherë të gjithë këto prova që janë paraqitur janë nul”, tha Soko. /tvklan.al