Ilya Pyanzin nga Kazikastani i dënuar me 10 vite burg në vitin 2013 me argumentimin se po përpiqej të vriste Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, tashmë ka një kërkesë.

Ai është penduar dhe ka apeluar që Gjykata ta falë. Kështu ka njoftuar gruaja e tij Marina, raporton gazeta ruse “Kommersant”.

Ai madje ka premtuar se do të mbështesë plotësisht politikat e brendshme dhe ndërkombëtare të Putinit, përfshirë edhe politikën e tij në luftën e Sirisë.

Ai u ekstradua në vitin 2012 në Rusi ku dhe u dënua nga Gjykata e Moskës. 33-vjeçari shprehu keqardhje për “krimin e tij të kotë dhe të pabazë”, duke theksuar se asnjëherë më parë nuk kishte qenë në Rusi dhe nuk kishte asgjë personale me Presidentin rus.               

Megjithatë, ai pranoi se u përfshi në përpjekjen për të vrarë Presidentin Putin në vitin 2011 me arsyetimin se ishte në presion të madh nga miqtë e tij çeçenë, të cilët ishin anëtarë të grupeve ekstremiste islamike.

Në atë kohë, dyshohet se çeçenët kishin planifikuar të bombardonin eskortën e Putinit.

/tvklan.al