SHBA dhe aleati i saj Izraeli po përballen me “ditë të errëta” pas vrasjes së komandantit iranian Qassem Soleimani.

Pas reagimeve të forta nga Irani për vdekjen e njeriut të dytë më të fuqishëm atje, një tjetër kërcënim vjen nga e bija, e cila i drejtohet hapur presidentit të SHBA Donald Trump.

“I çmendur, mos mendo se ka mbaruar çdo gjë me martirizimin e tim eti”.

Këtë paralajmërim ajo e bëri gjatë një deklarate të transmetuar live ne televizionin shtetërorë gjatë ceremonisë mortore të mbajtur në Teheran.

SHBA mori përsipër vrasjen e iranianit duke shprehur gëzim për eliminim e atij që Trump e quajti “ udhëheqësin e terroristëve”.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pretendoi se sulmi vrastar me dron ndaj Soleimanin pranë një aeroporti në Bagdad, parandaloi një rrezik të madh për jetën e qindra amerikanëve.

Teherani e quajti vrasjen “një akt terrorizmi” dhe premtoi hakmarrje sapo komandanti i tyre të përcillej në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore të organizuar në nder të tij, ku pjesëmarrja e njerëzve ishte tejet e madhe, u panë disa persona teksa shkelnin e djegur flamuj amerikanë dhe izraelitë.

Ndërkohë, Trump një ditë më parë ia bëri të qartë Teheranit se nëse do të sulmonin apo do të vinin në rrezik jetën e amerikanëve, 52 site shumë të rëndësishme të Iranit janë vënë nën shënjestër gati për t’u sulmuar. /tvklan.al