Matthew Tyler Vorce: Ndiej keqardhje për gjuhën raciste të përdorur në të kaluarën

I dashuri i Billie Eilish ka kërkuar falje për mesazhet fyese që u shpërndanë në mediat sociale.

Matthew Tyler Vorce ndau një story në Instagram me ndjekësit e tij dhe u përpoq të shfajësonte postimet e tij “ofenduese” që përdornin gjuhë homofobike dhe raciste.

Dua të kërkoj falje për gjërat që kam shkruar në mediat sociale në të kaluarën. Gjuha që kam përdorur ishte lënduese dhe e papërgjegjshme dhe e kuptoj se sa fyese janë ato fjalë, ”shkroi ai.

Ai e përfundoi kërkesën e faljes duke thënë se ishte përgjegjës për veprimet e tij dhe deklaroi se mbante përgjegjësi të plotë lidhur me atë çfarë kishte ndodhur.

29-vjeçari u kritikua rëndë së bashku me të dashurën e tij 19-vjeçare Eilish ku ata të dy përdorin një gjuhë fyese për personat me ngjyrë, aziatikët dhe homoseksualët. Këngëtarja është gjithashtu e përfshirë në skandal por ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur duke mos folur ende lidhur me çështjen në fjalë.

Klan News