Një vajzë e re 24-vjeçare pretendon se i dashuri ka ikur me mamanë e saj gjatë kohës kur ajo solli në jetë fëmijën e tij. Vetëm disa orë pasi Jess Aldridge lindi, Ryan Shelton u nda me të përmes një mesazhi.

Ajo mësoi që i dashuri i saj Ryan ka ikur me mamanë e saj Georgina 44 vjeç. Tani vajza thotë se ka ngelur e vetme dhe qiranë duhet ta paguaj vetë. Në një deklaratë për “The Sun” ajo shprehet: Unë prisja që gjyshja të dashurohet me foshnjën dhe jo me babain e foshnjës. Ajo duhet të ishte një gjyshe e mirë për dy fëmijët e mi dhe të kujdesej për ta, por në vend të kësaj ajo vendosi të dashurohej me të dashurin tim.

Kur Jess u përball me mamanë e saj, ajo ngriti supet dhe tha: Ne nuk mund të zgjedhim se me kë dashurohemi. Problemet filluan për çiftin kur Ryan u transferua në shtëpinë e familjes së Jess në Stow-on-the-Wold, Gloucestershire, Angli pak para bllokimit.

Jess mendonte se nëna e saj Georgina së bashku me burrin Erik 56-vjeç që janë bashkë për 12 vite, do e ndihmonin për rritjen e fëmijëve, por rezultoi e kundërta.

Gjatë periudhës që jetonin bashkë 24-vjeçarja ka vënë re se i dashuri dhe e ëma flirtonin me njëri-tjetrin dhe kjo gjë e bënte të ndihej keq.

Disa orë pasi lindi, Ryan i dërgoi mesazh Jess dhe i thotë se po e linte sepse ishte lodhur nga akuzat që ai dhe e ëma ishin të lidhur. Kjo ngjarje ka tronditur dhe bashkëshortin e Georginës i cili tha se ndihej i mërzitur që ka humbur gruan e tij prej 12 vitesh.

Jess është e shqetësuar se si do t’ua shpjegojë marrëdhëniet e çrregullta fëmijëve të saj kur ata të rriten. /tvklan.al