Ka nisur me emocione dhe plotë të papritura reality dating shoë i parë në Shqipëri, ku vajzat konkurrente të Love Story në TV Klan, kanë surprizuar Saimirin, biznesmenin shqiptar që jeton në Gjermani dhe ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës në vendin e tij të lindjes.

Klea kishte rezervuar një surprizë mjaft të veçantë për Saimirin, teksa kishtë shkruar një poezi dedikuar atij.

“Jam shumë e lumtur që të shikoj, më në fund erdhi dita. Kam një surprizë për ty, të lutem zgjidh një nga duart. është një poezi e shkruar enkas për ty. Nëse do më jepje mundësinë që të njiheshim më shumë, jo vetëm një poezi por një libër do shkruaja për ty”, u shpreh Klea.

Ndërkohë Saimiri theksoi se poezia i pëlqeu shumë dhe se kjo ishte hera e parë që dikush shkruante një poezi për të.

“Shumë faleminderit, më pëlqeu shumë dhe kjo është poezia e parë që një vajzë ka bërë për mua”, u shpre protagonisti i Love Story.

Klea është një vajzë 24-vjeçare nga Kavaja, e cila ka mbaruar studimet për gazetari dhe ka punuar për disa vite në prapaskenë, por tani ka vendosur të zbulojë magjinë e ekranit.

Poezia është pasioni i saj më i madh dhe ajo shprehet se e nis ditën me entuziazmin e tyre dhe qetësohet para se të flejë duke hedhur në letër ndjesitë e saj.

Gjithashtu, Kleas i pëlqen të kërcejë çdo muzikë, por do të veçonte muzikën latine./tvklan