Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë. Autoritetet sqarojnë se riu ka qenë duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Dritan Hoxha”, por ka kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e shoferëve të tjerë.

Policia është njoftuar për këtë ngjarje dhe kur ka shkuar për të ndaluar shoferin, ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka aksidentuar një makinë tjetër dhe ka rrezikuar jetën e disa kalimtarëve.

Pas ndjekjes, 35-vjeçari Blerim Allaraj është ndaluar dhe nga verifikimi që i është bërë u zbulua se ai ishte i dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Po ashtu gjatë kontrollit në mjet i është gjetur dhe një sasi kanabisi.

Tashmë 35-vjeçari Allarajakuzohet për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al