Një i ri përfundoi në prangat e policisë në Kukës, pasi i jepte makinës në gjendje të dehur.

Burime zyrtare të policisë thonë se 31-vjeçari S. M., nga fshati Shkinak, “duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”.

Nga përplasja pati vetëm dëme materiale./tvklan.al