Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. B., 60 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shuma të ndryshme parash.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/tvklan.al