Një aksident i ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, i ka marrë jetën një gruaje 53-vjeçare nga Durrësi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:10 në rrugën”Aleksandër Goga” në lagjen Nr. 6 Durrës.

Klejvi Maliqi 25 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 224 BD, ka përplasur dy këmbësorë, një burrë dhe një grua.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësia.D.D. 53 vjeçe, banuese në Durrës, ndërkohë, shtetasi A.B. 49 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Policia e Durrësit ka arrrestuar 25-vjeçarin dhe pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”/tvklan.al