26-vjeçari me iniciale L.Dh. është vënë në pranga pasi mjeti që ai drejtonte ka shkaktuar aksident të trefishtë që ka sjellë si pasojë plagosjen e vetë atij dhe 3 pasagjerëve.

Nga aksidenti në aksin Levan-Qarr ngordhën 37 bagëti të imëta (dhen). Policia njofton se pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se i riu e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin “Levan-Qarr”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin L. Dh., 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte  automjetin, në gjendje të dehur.  Nga ky aksident u dëmtuan lehtë shtetasi L. Dh. dhe 3 pasagjerë. Gjithashtu, ngordhën 37 bagëti të imëta.  


/tvklan.al