Që nga viti 2014, Tayip Erdogan ushtron detyrën e Presidentit të Turqisë. Por, rruga e tij politike është shumë e gjatë dhe nuk dihet kur e ka fundin.

Sonte në “Opinion” po diskutohet mbi jetën dhe pushtetin e këtij lideri. Pallati Presidencial në Ankara është padyshim një ndër pikat ku duhet të ndalemi.

Me mbi 1100 dhoma  ku 1024 prej tyre janë zyra, Pallati Presidencial në Ankara është më i madh se vetë Shtëpia e Bardhë apo Kremlini. Brenda saj gjendet një librari e cila është qendër botërore për restaurimin e kaligrafisë osmane.

Po ashtu, Pallati Presidencial ka edhe një xhami, një qendër konferencash dhe një galeri arti me dhurata të mbledhura gjatë kohës që Erdogan ka ushtruar detyrën e Presidentit të Turqisë. Arkitektura e saj është e frymëzuar nga arkitektura osmane ndërsa spekulohet se ndërtimi ka kushtuar 330 deri në 615 milionë dollarë./tvklan.al