Donte t’i shpëtonte dënimit me burg, por pa sukses. Policia thotë se ka kapur në fshatin Sallmone një 32-vjeçar.
Ai është i dënuar nga gjykata e Apelit për marrëdhënie seksuale me dhunë me 10 vite burgim.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç””, njoftoi policia./tvklan.al