Një 23-vjeçar është ekstraduar nga Bullgaria drejt Tiranës. Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e Islam Xhetanit nga Burreli.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg.

Xhetani është gjetur fajtor për tentativë vrasjeje e kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. /

tvklan.al