Policia e Fierit ka arrestuar një 43-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se Edmond Braka, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg.”.

Policia sqaron se arrestimi i Edmond Brakës u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./tvklan.al