Policia ka ndaluar një 27 vjeçar nga Lazarati për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas uniformave blu, është ndaluar Enrik Skënderi, i dënuar në maj të 2019 me 7 vite e 6 muaj burg  për kryerjen e dy veprave penale, ngjarje e ndodhur  në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë./tvklan.al