Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka deklaruar se dënimit të tij i ka ardhur fundi dhe se duhet të jetë i lirë. Benjamin Schreiber, 66 vjeç, vrau një burrë në vitin 1997, ku përveç dënimit atij ju hoq dhe e drejta për të kërkuar lirimin me kusht.

Mirëpo në vitin 2015 Benjamin për shkak të një komplikacioni si pasojë e gurëve në veshka u gjet i vdekur në qelinë e tij. Ai u dërgua menjëherë në spital pa shenja jete, por falë ndihmës së mjekëve u rikthye në jetë.

Tani 66-vjeçari thotë se duhet të jetë i lirë, pasi dënimi i përfundoi kur vdiq, por për “faj të mjekëve” u ringjall. I burgosuri shprehet se bluzat e bardha nuk morën miratimin e tij për veprimin që bënë.

Ndonëse gjykatësit arsyetimi i Benjamin ju duk shumë origjinal dhe unik, përsëri ai nuk ka pranuar ta lirojë atë. Vetëm në rast kur mjekët firmosin vdekjen e të burgosurit, atëherë përfundon dhe dënimi i tij.

Megjithatë Schreiber është i vendosur të çojë deri në fund kërkesën e tij, ndaj ka vendosur ta çojë çështjen në një gjykatë më të lartë.

Klan Plus