Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se 44-vjeçari u arrestua nga karabinierët në një tren që vinte nga Mynihu drejt Italisë.

Efektivët pas dyshimeve nisën ta kontrollonin dhe gjithçka rezultoi e rregullt, por dyshimet u shtuan kur ai po përpiqej që të bindte policët se nuk kishte arsye që ta kontrollonin më tej.

Por nga hetimet doli që shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2018, pasi ishte dënuar me 10 vite burgim. 44-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata në Udinese për dhunë seksuale, veprime të turpshme me të mitur dhe dhunë në familje.

Edhe pse shqiptari duhet të ishte në burg, ai vijonte të ishte i lirë dhe ishte arratisur nga burgu.

Pas arrestimit në Brennero, 44-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është dërguar në burgun e Bolzano./tvklan.al