Kjo adoleshente arriti t’i merrte para një adhuruesi në këmbim të fotove seksi, por më pas e kërcënoi se nëse ai nuk i jepte më shumë para do t’i shkatërronte jetën. Në atë kohë 19 vjeçe, Megan Charlesworth nga Anglia i kërkoi fillimisht 40 paund, shifër të cilën përgjatë javëve që pasuan e ngriti në 180 paund.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e Exeter, u tha se gjithçka kishte nisur Qershorin e shkuar, kur e reja kishte parë një shoqen e saj të bënte të njëjtën gjë. Por “viktima” e saj ngeli shumë shpejt pa para dhe në këtë pikë njoftoi policinë.

Në gjykatën u lexuan faqe të tëra mesazhesh në Facebook, ku ajo e kërcënonte se do t’i shkatërronte jetën. Charlesworth e kërcënoi se do t’i tregonte motrës së tij nëse ai nuk paguante. Më pas i kërkoi më shumë para duke e paralajmëruar se do t’i shkatërronte jetën.

Sipas asaj që shkruan The Sun, 20-vjeçarja nga Torrington, Devon, do të duhet të bëjë punë në komunitet për akuzën e shantazhit, të cilën e pranoi./tvklan.al