Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për linjën speciale të fluturimeve Prishtinë Beograd, i dërguari i SHBA-së për dialogun i cili edhe pati meritat kryesore për këtë marrëveshje do të qëndrojë në këto dy shtete. Vizita e Grenellit në Kosovë po shihet në dy dimensione.

“Presioni për të formuar sa më shpejtë qeverinë e Kosovës si dhe aktivizimin e qeverisë së re në negociatat zyrtare Prishtinë-Beograd”.

Megjithatë, nënshkrimi i kësaj marrëveshje për Kabashin nënkupton se ka pasur dialog të fshehtë nga institucionet e të dyja shteteve.

Edhe sot ka vazhduar presioni i ndërkombëtarëve për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje LVV-LDK.

 “Ne vetëm po vizitojmë partitë politike, nuk ka ndonjë lajm prej nesh. Natyrisht që duam të shohim qeverinë e re të formuar”, thotë Natalu Apostolova, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndërsa LDK i ka dhënë afat LVV-së për arritjen e një marrëveshjeje ose jo deri në fund të javës.

Në rast të dështimit të krijimit të qeverisë nga Kurti, analisti Kabashi si alternativë tjerër e sheh koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet.

“Në këtë rast do të mund të kishim një kombinim tjetër LDK-AAK-Nisma minoritetet serbe dhe joserbe. Ose edhe varinati i një qeverie pak më të gjërë teknike duke përfshirë edhe PDK-në e duke përjashtuar VV-në meqë nuk ka shprehur dëshirë”.

Kosova edhe pas më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Tashmë partisë fituese, LVV-së i kanë mbetur edhe 13 ditë përpjekje për të gjetur alternativë për formimin e qeverisë.

Tv Klan