I dërguari i Trump nis vizitën në Prishtinë

I dërguari i Trump nis vizitën në Prishtinë

12:03 09/10/2019

Richard Grenell takohet me Presidentin Thaçi e liderë politikë

Menjëherë pas emërimit, i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka qëndruar në Kosovë.

Ai ka takuar Presidentin Hashim Thaçi me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Grenell po zhvillon takime të ndara edhe me liderët tjerë partiakë në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Mësohet se nga Lidhja Demokratike e Kosovës në takim përpos kryetarit të partisë, ishte edhe kandidatja për Kryeministre në zgjedhjet e 6 Tetorit, Vjosa Osmani. 

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është emëruar nga Presidenti Donald Trump si i dërguar i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky vendim është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit në fund të Gushtit ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se mes tjerash do të merret edhe me dialogun.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT