Pas 3 vitesh lidhje dhe 3 muaj pasi njoftuan fejesën e tyre, Rosalia dhe Rauw Alejandro u ndanë. Fansat reaguan të  shokuar dhe nisën menjëherë të aludonin për motivin e ndarjes ndër të cilat renditej edhe një tradhti nga ana e këngëtarit.

Për t’i dhënë fund të gjitha këtyre diskutimeve, vetë Rauw Alejandro ka reaguar në rrjetet sociale me një sqarim ku shkruan:

“Përgjatë këtyre viteve ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale si dhe e të gjitha momenteve të lumtura që kam jetuar në çift. Kurrë s’e kisha parë dhe menduar veten në pozicionin sa të më duhej të jepja deklarata publike mbi një çështje kaq private për mua.

Po, po bëhet një muaj qëkur Rosi dhe unë vendosëm t’i jepnim fund fejesës  tonë. Ekzistojnë mijëra probleme që mund të shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ishte për faj të personave të tretë ose një tradhtie. Gjatë kësaj hapësire që po marr për të kaluar gjithë këtë, kanë dalë akuza të gabuara publike dhe për respektin që kam për të, familjet tona dhe atë që kemi jetuar, nuk mund të qëndroja i heshtur dhe të shihja si përpiqen të shkatërrojnë historinë më të vërtetë të dashurisë që Zoti më lejoi ta jetoja.

Pa asgjë më shumë për të shtuar, ju dua shumë admiruesit e mi, faleminderit që jeni këtu”.

Ndërkohë, reagimit të tij i bashkangjitet edhe ai i ish-partneres, Rosalia.

E dua, respektoj dhe admiroj shumë Raul. Mos ua vër veshin filmave, ne e dimë  çfarë kemi jetuar. Ky moment nuk është i lehtë kështu që faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe respektin”,  shprehet ajo.

Në vitin 2022, Rosalia zbuloi se kishte bërë tatuazh inicialet “RR” në këmbën e saj pasi mbiemri i këngëtarit është Ruiz. Një muaj më vonë, Rauw zbuloi tatuazhin me emrin e këngëtares sipër kërthizës.

Në videoklipin e këngës “Beso” ata bënë publik lajmin e fejesës. Kënga i përket mini-albumit të tyre me tre këngë, “Beso”, “Vampiros” dhe “Promesa”./tvklan.al